Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka vizituar ditën e sotme Kosovën. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë foto nga takimi me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa ka shkruar se u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët
“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkruan ai.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ