Ministri i Jashtëm iranian kërcënon Izraelin: Kriminelët e luftës nuk do të mbeten pa u ndëshkuar!
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha sot se forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin derisa ky i fundit të ndalojë sulmet kundër Republikës Islamike.
Në ditën e katërt të një konflikti të paprecedentë midis dy vendeve armiqësore, kreu i diplomacisë iraniane shkroi në një postim në platformën X se “kriminelët e luftës që fshihen në strehimore në Tel Aviv nuk do të mbeten pa u ndëshkuar për krimet e tyre”.
“Vetëm një telefonatë nga Uashingtoni mjafton për të heshtur dikë si Netanyahu”, pohoi Ministri i Jashtëm i Iranit, duke akuzuar kryeministrin izraelit se ka mashtruar presidentët amerikanë në të kaluarën në mënyrë që SHBA-të të zhvillonin luftëra në emër të Izraelit.