Ditën e sotme Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar një mbledhje me Drejtorët e Përgjithshëm të institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme mes tyre edhe Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrëfikësve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe institucione të tjera.
Teksa ka bërë një bilanc dhe kërkesë llogarie për punën e gjithsecilit nga ana tjetër ka bërë edhe propozimet për ndryshimet e nevojshme ligjore. Ajo që është vënë re në mbledhje ka qenë tërheqja e vëmendjes ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku sa i takon komunikimit me median dhe publikun.
Sipas Ministrit të Brendshëm komunikatat policiore nuk janë të detajuara dhe nuk janë në kohë. Mesa duket në këtë rast i referohet edhe vrasjes së Egli Progës në Pogradec por edhe shumë rasteve të tjera kur më herët të dhënat dalin në media sesa komunikata e Policisë së Shtetit.