Ministri Hasani bën bilancin e vitit dhe zbulon objektivin e 2025: Të hapim të gjithë grup-kapitujt!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka përmbledhur arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, ministri Hasani ka shprehur dhe objektivin për vitin e ardhshëm: Hapja e të gjithë grup-kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Viti që po lëmë pas ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë tonë, kemi rritur angazhimet në OKB, si dhe kemi ngritur më lart interesat e shqiptarëve kudo në botë. Në një vend me potenciale të rëndësishme. Viti 2024 filloi me angazhime për Shqipëri. Moment historik ishin mbajtjet e 2 konferencave ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë. Shënuan një fazë të re të anëtarësimit të vendit tonë në BE. Objektivi ynë, në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt, ndërsa në fund të vitit 2027, t’i mbyllim të gjitha negociatat teknike dhe të jemi gati për anëtarësim në BE në vitin 2030” tha mes të tjerash ministri Hasani.