Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, pranoi se Shqipëria është në një moment të mirë ekonomik dhe se ka rritje të turizmit.
“Jemi këtu për shqetësimin madhor, për informalitetin dhe punën e padeklaruar, që është me rëndësi të jashtëzakonshme që punëdhënësi të ndërgjegjësohet dhe të paguajë sigurimet. Punëdhënësit informalë rezultojnë se kanë rritje ekonomike në bizneset e tyre. Kemi rritje të turizmit dhe performancë të shkëlqyer ekonomike. Do kemi teknologji e platforma, për të luftuar fenomenin e informalitetit”, tha Gonxhja.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ