“Ministrat marrin 500 mijë euro për emërimin e shefave të komisariatit”, Salianji-Ballës: Arrestoni banda me 3.5kg kokainë, i kapni dot këta me tonelata?
Deputeti Ervin Salianji, në interpelancën me ministrin e Brendshëm Taulant Balla në seancën e sotme në Kuvend, tha se policia e shtetit arreston vetëm shpërndarës droge, dhe jo krerët e bandave që tranportojnë tonelata me drogë.
Salianji: Ka tre herë ndryshime në këtë seancë plenare për këtë ligj. E ka sjellë me gjithë emra drejtoria e policisë. Gjithë milionat e urove dhe gjithë investimi për të përjashtuar një polic. Juve ju intereson që drejtuesit e policisë të jenë këta që lehtësojnë krimin. Ju pyeta për një rast që e keni ngritur vetë si shqetësim, përdorimi i telefonave SKY. A keni dijeni sa zgjat ky proces?
Puna e policisë së shtetit është që i gjen njerëzit pasi vriten. E gjen policia pasi ka rënë në humnerë, si rasti në Gjirokastër. Ne e kemi inkurajuar ata dhe që drejtuesit të mos i mbajnë peng dhe ata që punojnë me pagë të ulët të mos jenë të korruptuar.
Dy drejtuesit kryesorë i keni thënë që janë të çiftelia. Përmendni Lazaratin sikur të jetë territor i Afrikës. E bëtë kurban një ministër, ndërkohë të gjithë policët që ishin dhe në atë kohë janë ende.
Raporti i strukturës antikorrupsion thotë që në vitin 2023 vërehet një bashkëpunim me oficerë të policisë së shtetit që kanë luajtur role të ndryshme, këtu kemi edhe dëshminë e ish-drejtorit të policisë, që e keni hedhur në rrugë, por në fakt doli i pastër nga vettingu. Çfarë ka ndodhur me kryepleqtë? Nuk ndodhin rastësisht gjërat.
SPAK thotë që policia e shtetit është vënë në shërbim të shtetit, për të gjurmuar kundërshtarët. A keni fuqi për të ndërmarrë ndonjë hap
Një temë tjetër është përfshirja e biznesmenëve të fuqishëm, keni dëgjuar të këtë ndonjë operacion ndaj tyre. Çdo qytetar e di se kush kamuflohet dhe kush janë biznese reale.
Këto grupe kriminale kanë prezencë ose lidhje të fortë me qytetin e Durrësit, si vend tranzit për transportin e drogës, thotë raporti i SPAK dhe DASH. Ka ndonjë operacion në Durrës?
A keni fuqi t’i kapni këto me tonelata, ka ndonjë emër të fortë që i njeh i madh dhe i vogël dhe ta ndaloni? Shpërndarës ka sa të duash.
SPAK a thotë që është rritur sasia e lëndëve plasëse dhe eksplozivëve që vjen nga Kosova? Mes SPAK dhe DASH dhe policisë së shtetit jam i prirur të besoj këta.
Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, në një fshat pa leje, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKY?
Pak ditë më parë iu vendos tritol gjyqtarit në Shkodër, u godit me armë një institucion i rëndësishëm mediatik, Top Channel, u vra një roje, akoma nuk e keni zbardhur.