Kur flasim per sigurinë në shkolla, vëmendja duhet të jo vetëm brenda ambienteve të shkollës, por institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa edhe në të gjithë perimetrin e sigurisë, jo më pak se 50 metër në distancë nga shkolla.
Kjo jo vetëm që nuk ndodh, por madje, OSHEE ka instaluar një minë me sahat. Kjo kabinë elektrike, totalisht e ekspozuar dhe pa asnje element sigurie, mund të kthehet në shkak për të vënë në rrezik jetën e nxënësve dhe kalimtarëve afër shkollës 9 vjeçare. Banorët pretendojnë se poshtë kësaj kabine digjen edhe mbetjet e mbledhura në koshat e mbeturinave.
Me të drejtë, shumë prindër në Balldre të Ri apelojnë që të merren masa për izolimin e kësaj kabine elektrike sipas standarteve të sigurisë, e cila ndodhet pak metra larg shkollës fillore e në qendër të zonës së banuar.