Miliona euro për kulla në mes të Bllokut, por “Nova Construction” nuk siguroi asnjë kusht për punëtorin që iu ra nga lartësia

Firma e ndërtimit, “Nova Construction” apo e njohur ndryshe si firma e Kullave, është futur në teleashe të mëdha, për shkak se një ditë më parë, një punëtor i tyre vdiq teksa punonte.

Bëhet fjalë për një kullë që po ndërtohet në zonën me të shtrenjtë të Tiranës , në rrugën “Brigada VIII”, ku viktima Vladimir Novakovic punëtor nga Bosnja, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën. Nga hetimi që ëshë kryer nga policia, rezulton se viktimës nuk i janë dhënë pajisjet e duhura për tu mbrojtur në punë dhe poshtë pallatit është gjetur pa kaskat mbrojtëse,

Pavarësisht se po kryen një gradaçelë  në mes të bllokut që cilësohet si  me një prej zonave më të shtrenjta, duket se ndërtuesi Nova Construction 2012 ku Ilir Shtufi rezulton pronar me 91% të aksioneve dhe Kujtim Shtufi me 9%, nuk ka marr as masat minimale për sigurinë e punëtorëve të kompanisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet, njoftuan sot (1 qershor) se arrestuan 32-vjeçarin Darjo Hoxha, me detyrë inxhinier i firmës së ndërtimit, si dhe shpallën në kërkim 34-vjeçarin Enea Kaçi, administrator i kompanisë dhe Rasim Jata
75 vjeç, drejtues teknik.