Milan Radojiçiç është liruar nga burgu, ende pa mbushur 24 orë. Mësohet se atij i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga shteti serb.
Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radojiçiçin, shkruajnë mediat serbe.
Sipas këtij vendimi, Radojiçiç “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“. Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në koisariat në datat 1 dhe 15.
Gjithashtu, i është konfiskuar t pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtja se mund të ndalohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ