Mijëra qytetarë malazez në protestë, kërkohet dorëheqja e Ministrit pas masakrës me 12 viktima

Në Podgoricë është mbajtur mbrëmjen e së dieles një protestë para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ajo ishte organizuar nga grupi joformal i studentëve “Kamo sjutra”, me rastin e tragjedisë në të cilën mbetën të vrarë 12 persona në Cetinje.

Qytetarët mbanin pankarta “Trishtim, revoltë, inat”, “Nuk ka rrugë kthimi”, “Shpërbërje e sistemit”, “Rrezik për të gjithë”,

Masakra ndodhi në qytetin e Cetinjës, aty ku edhe të dielën në orën 17:26 filloi marshimi qytetar i shoqëruar nga një heshtje 12-minutësh, 1 minutë për secilin prej të ndjerëve. Pas 12 minutave, shokët e dy djemve të vrarë ndezën pishtarë të kuq.

Autori i dyshuar Aco Martinoviç i kreu vrasjet brenda gjysmë ore në pesë vendndodhje të ndryshme, para se t’i jepte fund edhe jetës së tij. 45-vjeçari e hapi zjarrin e parë me armë në një restorant, ndërsa policisë iu deshën rreth gjashtë orë për ta lokalizuar.

Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Danilo Saranoviq, dhe të zv.kryeministrit Aleksa Beçiq. Ndër kërkesat e tjera janë edhe çmilitarizimi i shoqërisë, konfiskimi i armëve, ndryshimi i qasjes së policisë ndaj qytetarëve dhe rikthimi i edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkolla.