Mijëra qytetarë i japin lamtumirën policit të vrarë në Kosovë


Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në ceremoninë e lamtumirës së policit të vrarë në Banjskë, u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij të skalitet në mbamendjen kolektive.

”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim.”
“Afër Afrimi, larg krimi. Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis”.