“Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve”, Berisha sulmon edhe Presidentin: Si u vu Haram Begaj, me pronat e ushtrisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar maxhorancën se e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në sallon bukurie, duke u shprehur se aty bëhet paradë.

Berisha: Nuk shpresa që të ketë ndryshime, këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e zotit as xhamisë, as kishës, janë të verbuar nga luksi, grup bixhozçish që lanë shumë përrallore në kaziono dhe mejhane dhe sduan tia dinë. Mezi qëndroj nga parfumet e kushtueshme, paradë luksesh sikur je në një sallon mode dhe jo parlament përfaqësues të shqiptarëve. S’e di kur blen stolinë e oborrit 4 mijë euro, 20 mijë euro udhëtime me Ismailin e famshëm, ministër që ulen me biftekun 1 mijë euro, qërpikë artificialë 150 euro në javë. Është haram luksi I tepruar. Si u vu Haram Begaj, me pronat e ushtrisë.