“Mezi po pres të përballem në gjyq!” – Meta reagon me zë nga burgu: Ky proces do të fitohet, nuk do kërkoj kurrë…

Ilir Meta, ka reaguar për herë të parë me zë nga burgu, pas vendimit të SPAK për ta marrë zyrtarisht të pandehur për çështjet CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Në deklaratën e dhënë për mediat, Meta shprehet se mezi pret të përballet në sallën e gjyqit dhe e konsideron të gjithë procesin një farsë politike të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se nuk do të kërkojë kurrë mbyllje të çështjes dhe është i bindur se do ta fitojë betejën ligjore.

Meta: Askush nuk është paraqitur për të më shoqëruar për atje. Kam dhe hallin e avokatit tim që po humb kohen kot. Mezi po pres të shkoj, që në radhë të parë t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me taksforcën e tyre kundër opozitës.

Po njëkohësisht edhe me taksforcën e tyre për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë, Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përhershëm. Këta nuk i kuptojnë krimet elektorale të Ramës, të inceneratorit.

Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, ku do jeni dhe ju, do ketë gazetarë ndërkombëtare dhe të shikoni ato shkrimet e Meros dhe ata të tjerët. Të shikojmë faktet, provat dhe çfarë është kjo organizatë të shërbim të Ramës.
Pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të përgjithshëm. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Ky do të jetë një proces që do të fitohet siç fitoj Presidenti Ilir Meta të gjitha proceset hetimore….