Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer me Livian? Mesazhet, akuzat për tradhti dhe një ribashkim i mundshëm

Ndonëse ishte në pritje për t’u bërë baba, duket se Mevlani dhe partnerja e tij kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre. Shkak për këtë ndarje mund të jetë raporti i tij me Livian, e cila sapo ka dalë nga reality show ku ishte pjesë.

Sipas burimeve, Mevlani aktualisht ndodhet në Itali, ndërsa edhe Livia do të udhëtojë drejt atij vendi. Kjo ka shtuar dyshimet se dy ish-partnerët po shkojnë drejt një ribashkimi.

Gjithçka nisi nga një mesazh që Mevlani i dërgoi Livias, teksa kjo e fundit ishte ende pjesë e reality show-t. Vetë këngëtari pranoi se ishte ai që e kishte dërguar këtë mesazh dhe se nuk donte që kjo çështje të bëhej temë diskutimi, pasi mund të lëndonte persona të tjerë.

“Mua nuk më pëlqen aspak kjo situatë, sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo me atë që ka ndodhur jashtë. Është e gabuar, sepse lëndohen njerëzit”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe Livia është treguar e rezervuar kur është pyetur për Mevlanin, duke mos dhënë shumë detaje për shkak të situatës së krijuar.

“Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra? Unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani?!”, është shprehur ajo me ironi.

Megjithatë, gjatë qëndrimit të saj në reality show, Livia ka pranuar se ende ka ndjenja për Mevlanin dhe se nuk mund ta harrojë.

Deri më tani, partnerja e Mevlanit nuk ka reaguar, duke shtuar dyshimet se kjo histori ka përfunduar njëherë e mirë.