Meta vijon ofendimet ndaj kreut të SPAK gjatë seancës: “O Dumduman!”

Seanca e sotme e ish-presidentit Ilir Meta nisi me tensione midis tij dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

Replika.al ka arritur të mësojë detaje nga përplasja midis tyre. Ka qenë kreu i Partisë së Lirisë, i cili ka ngritur zërin ndaj prokurorëve të pranishëm në seancë: Altin Dumani, Arben Kraja, por edhe Sotir Kllapi.

Meta ka vijuar me të njëjtat etiketime që ka përdorur shpeshherë në daljet e tij publike ndaj Dumanit, duke e thirrur “Dumduman”. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me prezencë të shtuar të forcave të sigurisë.