Meta uron Fiter Bajramin: Nuk ka begati pa sakrifica! Zoti ju pranoftë argjërimin dhe lutjet!


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se shpreson që agjërimi dhe lutjet e çdo besimtari të jenë pranuar, ndërsa shtoi se pa sakrifica nuk ka begati.

“Gëzuar dhe Me Fat BAJRAMIN E MADH!
Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjerimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi!
Nuk ka begati pa sakrifica!

Siç na porosit edhe Profeti: “Nxitoni në punë të mira!””, shkroi Meta.