Meta thirrje qytetarëve nga Korça: Dilni masivisht në votime, t’i japim fund monizmit më 14 maj


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas tryezës me qytetarët në Korçë ka zhvilluar edhe një konferencë me gazetarët.

Meta theksoi se më 14 maj qytetarëve në të gjithë Shqipërinë do t’u kthehet pushteti i munguar.Më tej ai shtoi se pas 14 maj taksat e shqiptarëve nuk do të shpërdorohen më, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masivisht në votime.

Pyetje: Përse Alibeaj merret me Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe jo me Ramën?

Meta: Nuk i vëmë faj askujt atyre që nuk kanë kandidatët përse merren me Metën dhe Berishën. Qytetarët shqiptarë më 14 maj do të votojnë. Këtu është një kullë që ka kushtuar gati 6 mln euro dhe që ka goditur rëndë identitetin e këtij qytetit dhe kjo është bërë vetëm për kapriço dhe korrupsion. Pra në 14 maj votohet për t’u ndarë nga korrupsioni monizmi i Edi Ramës në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë. Është angazhim i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë që të luftojë korrupsionin. Çdo gjë do të jetë transparente. Për çdo investim do të merret çdo vendim duke dëgjuar qytetarët. E vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës është bashkia e Shkodrës dhe kjo sepse drejtohet nga opozita. Bashkitë e tjera janë me zero transparencë”, tha ai.