Meta sfidon nga burgu: Do të garoj në listë të hapur në Tiranë, refuzon ofertën e Berishës për vend të sigurt
Ilir Meta ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në listë të hapur për qarkun e Tiranës, duke refuzuar një ofertë të sigurt nga Sali Berisha.
Kryesia e Partisë së Lirisë ka miratuar sot kandidaturën e Metës si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ky vendim vjen pasi Berisha kishte deklaruar se Meta do të ishte në një listë të sigurt, duke e cilësuar si një figurë kyçe në opozitë.
“Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë. Prania e tij është një nxitje e madhe për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria e lirë nuk mund të ketë të burgosur politikë,” deklaroi Berisha.
Pavarësisht kësaj, Meta ka zgjedhur të garojë në listë të hapur, duke e bërë të qartë synimin e tij për të sfiduar jo vetëm qeverinë, por edhe rivalët brenda opozitës.