Meta përshëndet marrëveshjen Shqipëri-Itali për pensionet: Hap i madh, por i vonuar!

Mbledhjen e kryesisë së Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka hapur duke përshëndetur marrëveshjen Shqipëri Itali për njohjen e pensioneve.

“Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Një hap i madh dhe një arritje e merituar për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në Itali. Natyrisht shumë i vonuar por produkt i mbi 15 viteve negocitata siç e nënvizoi Tajani. Mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte.”

“Uroj që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë”.