Meta për zgjedhjet lokale: Rama i tmerrohet 14 majit…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me situatën politike në vend si edhe opozitën disa javë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Meta deklaroi se kryeministri Rama po bën “marrëzirat që bën” për shkak se i trembet 14 majit,

Sipas tij opozita po konkurron në mënyrën më legjitime në prag të zgjedhjeve të 14 majit dhe se puna e logos së Partisë Demokratike e cila prej kohësh u kthye në çështje për opozitën, është puna e vetë Ramës.

“Puna e logos është puna e Edi Ramës, opozita po konkurron në mënyrën më legjitime, janë zhvilluar Primaret. Ishin procesi më legjitim ku morën pjesë mijëra simpatizantë demokratë. Opozita ka kandidatët më me integritet. Rama korrupton drejtuesin e opozitës, korrupton deputetët, nuk ka pasur në konsideratë pensionistët. I ka rritur me 22% në gjithë këto vite.