Meta për zgjedhjet lokale: Policia u shkri me krimin!
Partia e Lirisë ka mbledhur sot kryesinë, ku kryetari Ilir Meta bëri një rezyme të gjithçkaje që nuk shkoi mirë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai ka renditur shpërndarjen e shpërblimeve, shit-blerjen e votave dhe presionin e bërë nga administrata ndaj qytetarëve, si arsyet për një rezultat të tillë për opozitën.
“Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve. Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk [paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale.
Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë sa edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë.