Meta mbi 2 orë në SPAK/ Gjokutaj: U pyet për ….
Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta u paraqit sot në SPAK ku u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm të në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.
Pas dëshmisë mbi 2 orë avokati i tij, Genc Gjokutaj dha detaje duke thënë se Meta u pyet për çështjen e lobimit. Gjithashtu Gjokutaj komentoi edhe qëndrimin e Metës ku tha se Meta nuk heshti por ishte sqarues si dhe u kërkoi prokurorëve për çështjen e Mc Gonigal, për inceneratorët.
“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha ai.