“Meta e çmontoi”, Blushi komenton debatet në gjyq: Altin Dumani u detyrua të braktiste sallën

Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi tha se Shqipëria është e fundit në Ballkan e në Europë për sistemin e drejtësisë.

Blushi theksoi se Meta e çmontoi në gjyq Dumanin, duke e detyruar të dalë jashtë sallës.

Shqipëria është e fundit në Ballkan e Europë për drejtësinë. Reforma në drejtësi është Ramareformë. Kallëzuesit e Metës janë kallëzues të rremë dhe Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale. Presidenti i vendit u rrëmbye. Mafia në Shqipëri ka shtetin e vet. Rrëmbimi terrorist i Metës, e ngjashme me grupet paramilitare të Arkanit, ishte vula përfundimtare e faktit se mafia ka drejtësinë e saj në këtë vend. Mbi presidentin e PL Ilir Meta ka akuza të stisura.  Meta e çmontoi në gjyq Dum-dumanin, duke detyruar këtë qen sulmi të braktiste sallën e gjyqit. Presidenti i Partisë së Lirisë është sot në burg politik, pasi ka mbrojtur interesin kombëtar dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, ka mbrojtur pa kompromis kufijtë e Kosovës. Qytetarët janë sot më të kërcënuar se kurrë. Rezistenca është e vetmja rrugë përballë mafies shtetërore”,-tha Blushi.