Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë në një takim elektoral në Vorë, nga ku kanë hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Vora është dëshmi e papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë.
Sipas Metës, infrastruktura në Vorë të lë për të dëshiruar dhe pretendon se kandidati i opozitës Indrit Hoxha do të sjellë ndryshimin.
“Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ