Meta akuza kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të Partisë së Lirisë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të ashpra, Meta akuzoi Altin Dumanin e Edi Ramën se kanë tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare të Partisë së Lirisë në një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë. Në mbledhjen e Kryesisë së PL, Ilir Meta tregoi situatën e krijuar në bankë, ku sipas tij një drejtoreshë e bankës nuk kishte pranuar që veprimet t’i kryente personi i autorizuar për hedhjen e pagave, por do duhej të ishte i pranishëm vetëm Presidenti i PL.
Situata, sipas Metës, u zgjidh pas një telefonate me drejtorin më të lartë të bankës, por kreu i PL e sheh si një tentativë të Dumanit për të bllokuar llogaritë e partisë.
Me tone kërcënuese Meta iu drejtua bankës duke i thënë se e falimenton për 24 orë, vetëm duke u bërë thirrje qytetarëve që të tërheqin kursimet.
“Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, nga ajo bankë dhe çdo bankë. Ta falimentoj më keq se Suden. Ua them juve dhe gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëjë thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka falimentuar përderisa si përgjigjet PL për llogaritë, si do i përgjigjet qytetarit të zakonshëm. Nëse kjo bankë nuk njeh Ilir Metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare”, tha Meta.
Meta tha se këto sulme ndaj Partisë së Lirisë bëhen me qëllim asgjësimin e saj, por edhe të pluralizmit politik në vendin tonë.