VIDEO/ Takimi me Diasporën në Selanik, Rama: Vorio Epiri ka vdekur, vota juaj na integron në BE! Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte në Selanik në kuadër të takimit me Diasporën. Në sallën prej mbi 2500 vende, kryeministri Rama u prit me këngë e valle popullore, nga grupi i valltarëve i veshur kuqezi, mes tyre edhe fëmijë.

PJESE NGA FJALIMI:

U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve,. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian. Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju. Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir,që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë. “Do t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipes. Janë në Selanik 8 nga 50 mësuesit parë të gjuhës shqipe, me të cilat ministria do lidhë kontratë pune për t’u mësuar gjuhë armëtarë vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra”. Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e Evropës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade”, “Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë dhe më pas doli te sporteli e tha që loja mbaroi. Kjo është një arsye tjetër madhore pse vota e 2025 duhet ti garantojnë Shqipëri nën udhëheqjen nga PS në mënyra që kjo që ka nisur me drejtësinë të vijojë e të mos kthehet me pas. Sot askush nuk është më i paprekshëm, përballet me drejtësinë e nuk mbrohet duke u hedhur mbi kokë flamurin e PS”

PIKAT KYÇE TË TAKIMIT:

Distanca e largët e Selanikut me Shqipërinë, Rama: Jemi në diskutime për shtimin e linjave të fluturimeve

Jo vetëm mësues për gjuhën shqipe, Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti në ndihmë të familjeve vjen edhe një aplikacion, ja çfarë përmban

Rama mbyll fjalën në takimin me shqiptarët në Selanik: Rroftë Shqipëria dhe zito i Elada!

“As BE as SHBA nuk e bënin dot reformën në drejtësisë”, Rama: Pse nuk na e dhanë këtë peshqesh më parë? Ndodhen në Mal të Zi dhe Kosovë, por…

“Thonë që ne po presim kokat e krerëve të opozitës”, Rama në Selanik: Po të ishte ashtu, PS s’do kishte prerë koka nga radhët e veta! Ata që ulërasin nga penxheret e kateve të larta…

“Jam krenar!”, arrestimet e politikanëve nga SPAK, Rama mesazh të qartë: Drejtësia sot nuk sheh majtas dhe djathtas!

Mediat greke për protestën e nacionalistëve kundër Ramës: Reaguan kundër shkeljes së të drejtave të minoritetit

Diaspora Voton/ Rama në Selanik: Ju kërkoj votën për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE! Të ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

“Çajupi bënte durim, pa djegur karrige”, Rama në Selanik: Mos harroni se ne kemi këtu muret tanë të lotëve dhe kemi dëshmorët tanë

“Selaniku, qyteti ku shqiptarët kanë pasur rolin e tyre për shekuj me radhë”, Rama: Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi

“Marin Mema s’ka bërë asnjë krim”, Rama në Selanik: Dorëzojmë kërkesën për rishikimin e vendimit absurd për t’i ndaluar gazetarit hyrjen në Greqi

“Më kërcënuan për të ardhur këtu”, Rama: Grup fantazmash të të shkuarës janë mbledhur në protestë për …

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek dje, reagon Rama: Absurd, arsyet nuk i njohim ende!

Gjuhë shqipe për emigrantët në Greqi, Rama jep lajmin e madh nga Selaniku