Sot në programin “Big Love”, një mesazh tepër emocionues nga motra e Gjestit, Blerina, ka prekur jo vetëm konkurrentin, por edhe publikun. Ajo i dërgoi një mesazh të ngrohtë dhe plot dashuri vëllait të saj, Gjestit, duke përdorur përkëdheljen “Besart nubi”.
Në mesazhin e saj, Blerina shprehu se i mungon shumë dhe se ka pasur gjithmonë besim të pakushtëzuar tek ai. Ajo theksoi forcën dhe vendosmërinë që ka treguar Besarti për të mos u dorëzuar ndaj qëllimeve të tij, pavarësisht vështirësive që ka hasur.
“Po më mungon shumë, Besart nubi. Kam pasur besim në ty gjithmonë që ti nuk dorëzohesh në qëllimet e tua, edhe në momentet më të vështira që ke kaluar. Ti gjithmonë ke treguar forcë dhe nuk e ke lejuar veten të ndalosh,” shkruante Blerina, duke i siguruar vëllait mbështetje dhe dashuri të pakushtëzuar nga e gjithë familja.
Mesazhi emocionues solli lot në sytë e Gjestit, i cili e ndjeu mbështetjen dhe dashurinë e pakufishme të familjes së tij.