Mesazhi i Vitit të Ri, provokon Vuçiç! Presidenti përmend Kosovën: Mos shpresoni kot…!
Mesazhin e Vitit të Ri, presidenti Serb Aleksandar Vuçiçe ktheu në një provokim për vendet fqinje. “Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe mos shpresoni kot, se nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, është shprehur ai.
Komentet sfiduese të kreut të shtetit serb erdhën ne vazhdën e disa javë protestash masive që kanë pushtuar vendin pas shembjes së strehës së një stacioni treni të Novi Sadit që shkaktoi 15 të vdekur. Edhe në natën e ndërrimit të viteve, një protestë masive për dorëheqjen e tij u organizua nga studentët në Beograd.
Prokurori publik i Serbisë ngriti disa ditë më parë padi ndaj 13 personave për incidentin, përfshirë një ish-ministër, duke i akuzuar ata për një vepër të rëndë penale kundër sigurisë publike dhe kryerjen e parregullt të punëve ndërtimore. Akuzat u ngritën në qytetin e Novi Sadit, ku ndodhi shembja me 1 nëntor. Nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të përballen me dënime deri në 12 vjet heqje lirie.
Zemërimi në shkallë të gjerë pas incidentit nxiti protesta pothuajse të përditshme kundër presidentit populist Vuçiç dhe qeverisë së tij.