Mesazh nga qelia në Konventën e PL, Ilir Meta shpalos programin: Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në Kushtetuese
Kreu i PL, ne mesazhin e tij nga qelia ne Konventen e partise qe mbahet ne xhamine e Namazgjase ka sulmuar kryeministrin Rama se po largon gjyqtaret e Kushtetueses me integritet.
Meta lexoi premtimet elektorale me të cilat Partia e Lirisë do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Çfarë mashtruesi. Çdo nismë e kryeministrit Edi Rama është dështim. Ka qytetarë që thonë se kjo kompani i ka lënë në mes të rrugës. Do të përmbysim modelin ekonomik që mbështet vetëm ndërtimin. Do ta ulim ndjeshëm edhe çmimin e naftës.
Duhet ta përmbysim këtë regjim, që fëmijët tanë mos të kthehen në skllevër modernë në vendin e tyre. Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK.
Rama po bën maskaradë antikushtetuese. Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë.
Rama është betuar për të zhdukur në mënyrë antikushtetuese cdo gjyqtar me integritet që ka mbetur në gjykatë Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që të mos ketë asnjë mendim pakice. I pavarur jo vetëm në gjykatë Kushtetuese por dhe kërcënohet cdo gjyqtar që ka kaluar vetingu.
Problemi kryesor në Shqipëri nuk është korrupsioni, krimi organizuar as elektoral. Këto janë pasojë. Problem kryesor është kapja për fyti e SPAK dhe sistemit të drejtësisë nga kryetari I organizatës kriminale. Nis nga zgjedhja me 69 vota e prokurorës së përgjithshme. Kapja e gjykatës Kushtetuese ka nisur prej 8 vitesh.
Një ambasador u përdor për të bërë deklaratë deligjituese për të cilën më pas kërkoi falje por pasi e kishte bërë me ndërgjegje të plotë.
Kreu i PL Ilir Meta nga selia e burgut, ka folur në Konventën e Tiranës të Partisë së Lirisë, ku vijoi akuzat se është rrëmbyer nga SPAK dhe qeveria.
Meta ka shpalosur programin e PL me 5 prioritete
‘Është kënaqësi që të adresohen për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Partia e lirë dhe shqiptarët do të mobilizohen do ti japim përgjigjen e merituar kësaj bande. PL e ka programin e saj një program konkret dhe ka përcaktuar 5 prioritet. Ne do ta ndalojmë shpopullimin duke garantuar paga të larta duke shumëfishuar bonusin e bebes. Duke ofruar 20 mijë euro grant për të rinjt që fillojnë biznes privat. Rritja e pagave është prioriteti ynë sepse 1.1 milionë shqiptar jetojnë në kushte të vështira. Po ashtu miratimi me ligj i pagës së 13. Ne do të garantojmë transport falas për pensionistët dhe do ti japim mbështetje të jashtëzakonshme arsimit.