Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejtohet qytetarëve përpara protestës:Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies

Ervin Salianji ka shkruar një letër nga burgu, ku iu drejtohet qytetarëve, përpara protestës së thirrur nga opozita.Ai shprehet se qëndresa e popullit opozitar është shkatërrimi i qeverisë. Salianji në mesazhin e tij thotë se nuk mund të humbet dinjiteti dhe se “populli shkund çdo tirani”.

“Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejohet qytetarëve  përpara protestës së thirrur nga opozita.Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Salianji2

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00″, shkruan Salianji.