Historia prekëse e Elvisit: U futa në “Big Brother” të gjeja Lisin që kisha humbur

Lisi, një nga personazhet më të dashura në Big Brother VIP, preku sot të gjithë zemrat e publikut, me historinë e tij të vështirë, që ndau në linjën e tij të jetës.

Linja e jetës së Elvisit

Bënim ekskursione me shkollën në Kosovë dhe Sarandë, dhe i thashë babait që nuk do shkoj, nuk e harroj atë ditë, ka qenë e martë. Babi im ka hyrë në shtëpi me 100 euro dhe 100 mijë lekë, i kishte marrë borxh për mua që mos ndahesha nga shokët. Dhe doja të kurseja sa më shumë dhe i kam kthyer 70 euro dhe 50 mijë lekë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, kuptova se në një familje të bashkuar arrihet çdo gjë.

Ky vit që lamë ka qenë edhe më i vështirë, babai ka pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe e shtruam në spital. Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do e përjetoja kështu.

Një telefonatë më dha shpresë dhe më tha që gjendja e babit u stabilizua dhe kjo ishte ndjesia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Pas këtij momenti nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjie, mund edhe të kem kaluar në depresion, kisha frikë të konsultohesha me një psikolog se kisha frikë nga përgjigja që do merrja.

U futa në “big” që të ktheja Lisin që kisha humbur. Doja të gjeja veten se e kisha humb veten, frymoja kot, nuk kisha asnjë lloj motivi, asnjë lloj emocioni. Jam shpreh me disa nga banorët që edhe sikur të dal tani jam në rregull sepse e kam gjetur sërish veten time.