“Merren me një plakë, jo me ata që shesin copat e shtetit”, nëna e Monikës del nga SPAK: Jam nën hetim për shtëpinë time
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Para gazetarëve ajo shprehet se nuk ka dhënë një deklaratë para prokurorëve dhe shtoi se SPAK nuk merret me ata që vjedhin shtetin, por merren me një grua në moshë.
“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, tha ajo.