Merr fund lufta në Izrael, fëmijët rikthehen nesër në shkollë
Shkollat në gjithë Izraelin morën dritën jeshile për t’u rihapur të mërkurën për herë të parë që nga shpërthimi i luftimeve me Iranin, ndërsa komanda e Frontit të Brendshëm të IDF njoftoi të martën në mbrëmje se po hiqte të gjitha kufizimet e vendosura ndaj civilëve gjatë gjithë konfliktit.
Vendimi për të hequr të gjitha kufizimet erdhi pas një vlerësimi të ri të Komandës së Frontit të Brendshëm, rreth 12 orë pas fillimit të një armëpushimi të mbështetur nga SHBA- të midis Izraelit dhe Iranit.
Nuk do të ketë kufizime për tubimet në shumicën e zonave të vendit, vendet e punës mund të hapen dhe shkollat mund të rifillojnë, tha Komanda e Frontit të Brendshëm.
Në disa komunitete në kufirin me Gazën, tubimet do të mbeten të kufizuara në 2,000, një kufizim që ishte në fuqi para konfliktit me Iranin për shkak të luftës së vazhdueshme me Hamasin në enklavën palestineze.