Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, PS dhe PD ndajnë mandatet, partitë e reja sigurojnë ulëse
Shqiptarët votuan më 11 maj për zgjedhjet parlamentare, duke përcaktuar përbërjen e parlamentit të ri për katër vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste (PS) pritet të sigurojë 83 mandate deputetësh, duke e pozicionuar si forcën kryesore në Kuvend.
Ndërkohë, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta me 51 mandate, duke mbajtur një opozitë të fortë në parlamentin e ri.
Partia Social Demokrate (PSD) është partia e tretë më e madhe deri më tani, me projeksionet që i japin 3 mandate deputetësh. Ndërkohë, partitë më të vogla kanë arritur të sigurojnë ulëset e tyre, me Nismën Shqipëria Bëhet që pritet të marrë të paktën 1 mandat, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat secila.
Ky rezultat pasqyron një diversifikim të spektrit politik në vend, duke krijuar një parlament më të fragmentuar krahasuar me legjislaturat e kaluara.