Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Kaninë. Automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë në ecje. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa shoferi 20-vjeçar ka dalë pa lëndime.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërkohë që shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ