Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa Agolli: Nuk është penduar për romancën, mesazh i ngrohtë për ish-partneren dhe aludime për romancën e re

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, ka konfirmuar për herë të parë ndarjen nga gazetarja Ilnisa Agolli, e cila ishte partnerja e tij pas nisjes së një historie dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Dyshja u dukeshin të pandarë pas daljes nga reality show, ku nisën një bashkëjetesë në Tiranë, por tani gjithçka ka marrë fund.

Në një deklaratë për mediat, Mjekiqi ka shprehur se nuk është penduar për lidhjen e tij me Ilnisën, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur në mënyrën që ka ndjerë. Ai ka shtuar se arsyet e ndarjes janë private dhe nuk kanë rëndësi të diskutohen.

“Aludimet janë 100% të vërteta, të konfirmuara sot prej meje. Nuk ka rëndësi hapësira e ndarjes, janë gjëra shumë private dhe nuk dua të preke privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj. Uroj shumë të mira për të dhe i dëshiroj sukses dhe shëndet. Ajo është një grua e mrekullueshme dhe një nënë fantastike”, u shpreh Mjekiqi.

Për romancën e tij të mundshme të re me modelen Iren, ai la të kuptohet se preferon të mbajë diçka për vete, duke i lënë hapësirë publikut për të gjykuar.

Megjithatë, ai theksoi se ka respekt për të kaluarën dhe gjithçka që ka ndodhur është reale dhe siç ka ndodhur.