Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij, shpallen në kërkim nga policia, dyshohet se ….

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij janë shpallur në kërkim nga organet e rendit.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy vëllezërit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një 29-vjeçari duke e lënë të lënduar.

Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.