“Mendova se s’do më takonte”/ “Vëllai” i Heidit hyn në shtëpi, Romeo e merr më vete: Tani je dhe vëllai im…
Mbrëmjen e djeshme në spektaklin televiziv “BBV3” ka hyrë banori më i ri Lidi Delia, i cili është një animator.
Në videon prezantuese ai tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është babai i dy fëmijëve. Ai ka hyrë si “vëllai i Heidit” dhe ky është misioni sekret ndaj saj që të bindë Romeon dhe banorët e tjerë se Lidi është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje nuk ia njeh as fëmijët.
Në momentin që hyri në shtëpinë e BBV3 Lidi për ta bërë më të besueshme shkoi takoi menjëherë Romeon, i cili u emocionua.
Në një bisedë mes Romeos dhe Lidit pasi përfundoi spektakli, Romeo i thotë se “përderisa është vëllai i Heidit, tashmë është edhe vëllai i tij”.