“Mendojnë vetëm për karrigen e vet”, Sula: Sa kohë që në PD do të ketë …

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, i mbetur jashtë garës në zgjedhjet e 11 majit ka lëshuar akuza për Partinë Demokratike.

Duke komentuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri, Sula theksoi se po vazhdoi PD-ja ta kërkojë fajin te të tjerët, nuk do të ketë të ardhme.

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e vet, këto rezultate do të ketë”, u shpreh mes të tjerash Sula.