“Mendoja se ishte keq psikologjikisht”/ Xheneta rrëfen raportin me Gjestin: Nuk më ka dashur kurrë, para Big-ut ishte i lidhur…

Ish-partnerja e këngëtarit Gjesti, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tyre, duke pretenduar se ai nuk ka pasur kurrë ndjenja të sinqerta për të. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, Xheneta tha se gjithçka ishte një lojë nga ana e tij.

“Mendoja se më priste jashtë. Kam pyetur në dhomën e rrëfimit, kam pyetur edhe në Prime. Mendoja se ai ishte keq psikologjikisht”, u shpreh ajo.

Xheneta tregoi se ndjeu keqardhje kur Gjesti doli nga shtëpia e Big Brother-it, duke theksuar se ai duhej të ishte transparent me të dhe jo vetëm me publikun.

“Ai ka thënë se çdo gjë ka përfunduar me mua, por unë mendoj se nuk më ka dashur ndonjëherë. Veprimet e tij brenda shtëpisë janë shumë ndryshe nga ato që bënte më parë. Para Big Brother-it kishte një lidhje, pastaj u dashurua me një tjetër. Unë nuk i kam besuar kurrë këtyre lidhjeve,” tha Xheneta.

E pyetur nëse e konsideron sjelljen e tij një tradhti, Xheneta u shpreh: “Tradhti është një fjalë e madhe, por ka të bëjë me mashtrimin. Duhej të sqarohej me mua njëherë. Nëse e kam lënduar, duhet të më dërgonte një mesazh dhe të më tregonte se nuk donte të kishte më lidhje me mua.”

Në fund, Xheneta u shpreh se përkundër të gjithave, i uron Gjestit suksese në rrugëtimin e tij.