Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të palës italiane ka ngjallur edhe interesin e vendeve të tjera.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ia ofroi si model edhe kreut të qeverisë britanike Keir Starmer, gjatë takimit që pati sot me të në zyrën e saj në Londër.Në konferencën e përbashkët për shtyp, Meloni tha se ky mekanizëm është një risi që Italia sjell për zgjidhjen e këtij fenomeni.

Meloni shprehu besimin e plotë se marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë plotësisht dhe se sipas saj, hapja e qendrave po shtyhet në mënyrë që projekti të jetë përmbushet me sa më shumë sukses.

Kryeministri britanik shprehu interes për këtë model, por tha se Britania e Madhe do të presë rezultatet për të zbatuar një zgjidhje të ngjashme, për trajtimin e këtij fenomeni, prej vitesh shqetësues për Londrën.