Meloni mbërrin në Gjadër ku e pret Rama/ Më pas inspektojnë qendrën e emigrantëve në Shëngjin dhe konferenca

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka nisur sot vizitën zyrtare në Shqipëri. Shefja e qeverisë së Romës mbërriti në Gjadër. Meloni pasi ka zbritur nga avioni i saj në Rinas, është nisur me helikopter drejt Gjadrit, ndërsa do të shohë nga afër ecurinë e punimeve të dy qendrave pritëse të emigrantëve në Portin e Shëngjinit dhe në Qendrën Pritëse të Gjadrit. Qendrat do të ngrihen bazuar në Protokollin e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika në brigjet e Italisë.=

Ndërkaq mësohet se Meloni do të shoqërohet gjatë gjithë vizitës së saj nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp.