Meloni e indinjuar me 4 të rinjtë italianë: Një turp! Do ta paguajmë ne llogarinë e tyre në restorant!

Meloni e indinjuar me 4 të rinjtë italianë: Një turp! Do ta paguajmë ne llogarinë e tyre në restorant!

Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, e ftuar nga kryeministri Edi Rama, mësoi për incidentin e ndodhur në Berat, ku një grup prej 4 turistësh italianë, u larguan nga restoranti “Guva” pa paguar llogarinë e konsumimit të darkës.

Pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni u impresionua nga reagimi fisnik i pronarit shqiptar të “Guvës”, i cili i uroi turistët të bënin ndonjë gjë të mirë me ato para që nuk paguan.

Edi Rama zbardh diskutimet me Melonin: Folëm për projektin e ujësjellësit nga Shqipëria në Pulia, asnjë diskutim për central bërthamor! S’u takua me Blair

Ndërkohë pamjet e bëra nga një kamera e sigurisë pranë restorantit, pasi u shpërndanë në mediat shqiptare dhe në Tik Tok, tashmë ndodhen në faqet e para dhe të shumë mediave të rëndësishme italiane duke ngjallur indinjatë dhe mes italianëve.

Kryeministrja Giorgia Meloni u largua mbrëmë në orën 23.30 me tragetin Prince drejt Brindizit, ashtu siç edhe erdhi, pasi qëndroi 3 ditë si e ftuar në rezidencën qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Bashkë me Melonin ishin dhe familjarët e saj dhe vajza e mitur.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Giorgia Meloni u tregua shumë e rezervuar në daljen në publik dhe përveç një udhëtimi me varkë në Karaburun, doli vetëm pasditen e djeshme nëpër rrugët e qytetit bregdetar, bashkë me Edi Ramën për një kafe në lokalet aty, e për të vizituar më pas Konsullatën italiane. Gjatë shëtitjes u takua me disa dhjetëra italianë që gjatë këtyre javëve kanë pushtuar Vlorën për pushime.