Melissa Vuthaj, zëri i Kurbinit në legjislacionin e Kuvendit të ri

Melissa Vuthaj, vajza kurbinase që kandidon në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, është një zë i fuqishëm në brezat e rinisë intelektuale.

Melissa vazhdon studimet e larta në arkitekturë në shtetin fqinj, Itali, dhe me vullnetin e saj ka ardhur për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë takimeve në disa zona të qarkut Lezhë, vajza kurbinase ka gjetur mbështetje të madhe nga banorët, ndaj ajo ka përgjegjësinë të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të sfidojë qeverisjen aktuale.

Arkitektja kurbinase premton angazhim maksimal për një qeverisje me qytetarët dhe në të gjitha takimet do të kundërshtonte politikat e dështuara të kësaj qeverisjeje.

11 maji është një moment për ndryshim politik në vendin tonë. Thirrje qytetarëve të largojnë të keqen që ka katapultuar vendin; është momenti i ndryshimit të madh, ndaj dhe qytetarët duhet të besojnë tek e ardhmja që ofron opozita.

11 maji shënon një mundësi për drejtim të ri, angazhimi me të rinjtë që janë gati për kontributin e tyre për ndryshimin e Shqipërisë, e cila kurrë si sot ka nevojë dhe domosdoshmëri për ndryshim.

Fatmir Mediu, kreu i republikaneve, ka prezantuar kandidaten Vuthaj në disa zona të qarkut Lezhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)