Melissa Vuthaj prezantohet si kandidate e Lezhës, Mediu: Zgjidhja më e mirë!
- 25 April, 2025
Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane ka prezantuar në Milot dhe Mamurras kandidaten e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Melissa Vuthaj.
Mediu ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit në përmbysjen e regjimit 12-vjeçar të Edi Ramës.
Ai ka shtuar më tej se kandidimi i Melissa Vuthajt në qarkun e Lezhës konsiderohet si zgjidhja më e mirë, me një vajzë intelektuale nga Kurbini.
Sakaq, Mediu përcolli edhe mesazhin e kreut të PD-së, Sali Berisha, në mbështetje të madhe për vajzën kurbinase, Melissa Vuthaj.
Tags:
Melissa vuthaj
Regjistrohu në buletinin tonë informativ