Melania Trump shpreh ngushëllimet për viktimat e përmbytjeve në Teksas: Zemra ime është me ju!

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, ka reaguar pas përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur shtetin e Teksasit, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për të prekurit nga fatkeqësia natyrore, veçanërisht për prindërit e fëmijëve që kanë humbur gjithçka.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Melania Trump shprehu solidaritetin e saj me familjet që ndodhen në vështirësi:

“Zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga përmbytjet në Teksas. Mendoj veçanërisht për prindërit dhe fëmijët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ju jeni në mendimet dhe lutjet e mia.”

Ndërsa situata në disa qytete të Teksasit mbetet kritike, autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar banorët e izoluar dhe për të ofruar ndihmën e parë për ata që janë në nevojë.