Meksika ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes se ambasadës në Kuito
Meksika raportohet se po ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes së policisë ekuadoriane të ambasadës meksikane në kryeqytetin Quito, për të arrestuar ish-zëvendës-presidentin e vendit, Jorge Glas që strehohej aty.
Glas strehohej prej dhjetorit në ambasadë kur qeveria e Ekuadorit lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij për akuza korrupsioni.
Ai ka qenë zv-president i vendit në vitet 2013 deri në 2017, kur u shkarkua prej akuzave në rritje për korrupsion.
Më pas ai u dënua me gjashtë vjet burg për korrupsion në lidhje me kompaninë ndërtuese braziliane Odebrecht, nga e cila prokurorët thanë se Glas ka marrë rryshfete deri në $13.5 milionë.
Pas lirimit të tij në nëntor zyrtarët lëshuan një tjetër urdhër-arrest korrupsioni, që kësaj here detyroi atë të kërkonte strehim në ambasadën e Meksikës.
Dje u bë ndalimi i tij brenda ambasadës së Meksikës e cila raportohet se i kishte dhënë azil politik. Për këtë të fundit presidenti i vendit tha:
“Ekuadori është një vend sovran dhe nuk lejon asnjë kriminel të qëndrojë i lirë. Glas është dënuar me burgim nga drejtësia ekuadoriane”.
Pamjet nga skenat e djeshme tregojnë policinë që ngjitej në muret e ambasadës meksikane që cila mbante portën e mbyllur.
Presidenti meksikan Obrador tha se si rezultat i veprimeve kishte urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike.
Tensionet mes dy vendeve ishin rritur javët e fundit pas disa komenteve të Obrador për dhunën e përdorur në zgjedhjet e vitit të kaluar n Ekuador.
Ekuadori kishte dëbuar ambasadorin e mëparshëm meksikan si ‘persona non grata’.
