Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooli


Moderatorja Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, ndër të tjera diskutoi me motrat edhe marrëdhënien e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Moderatorja deklaroi se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tha Pojani.