Megaprocesi “Plumbi i artë” dëshmon në GJKKO Nuredin Dumani: Në 2012 shita një snajper te …

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zbuluar të tjera detaje nga aktiviteti i ti kriminal.

Dumani dëshmon para gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës, ku ka bashkëpunuar me Talo Celën, Ilirjan Feçin dhe Gentian Sharrën.

Nuredin Dumani: “Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit. Atij iu thye nofulla dhe nuk fliste dot. Morëm çantën dhe u larguam. Ndamë lekët diku tek 20 milionë. Në 2012, Ardian Ozunit, “Cufit”, i shita një snajper, Henrik Hoxha më tregoi për atentatin ndaj Filip Gjeloshit që ishte paguar fillimisht 5 mijë euro nga Ozuni”.

Një proces që shkakoi debate, me të akuzuarin, Petrit Qoli që e cilësoi Dumanin si krijesën më të shpifur njerëzore në 53 vitet e jetës së tij.