Një megaoperacion antidrogë është duke zhvilluar në mbarë vendin dhe sipas burimeve të Replika.al mësohet se deri më tani janë arrestuar 200 persona, nga të cilët 112 në Tiranë
Ndërkohë mësohet se operacioni antidrogë është zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës. Teksa janë angazhuar mijëra forca policie.
Replika.al ka arritur të zbardh disa nga emrat e personave të arrestuar gjatë megaoperacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, mes tyre dhe punonjës policie: Saimir Hysa, Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.
Raportohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.
Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.
Vijon…